Tech

Firefox 66 vjen me funksione që e përmirësojnë përvojën e surfimit

Mozilla e ka lansuar Firefox 66, ndërsa azhurnimi më i ri fokusohet në një përvojë më cilësore të përdoruesit gjatë surfimit të webit dhe reduktimin e ndikimit të opsioneve irrituese si lëshimi automatik i videove dhe zërit, etj, raporton Neowin.

Shumë sajte e përdorin opsionin e implementimit të përmbajtjes video e cila reprodukohet automatikisht pas hapjes së faqes. Ky funksion shpesh është shumë irritues për përdoruesit, ndërsa videoklipet shpesh janë irelevantë si për faqen që vizitohet ashtu edhe për atë që i intereson përdoruesit. Gjithashtu ndodh që zëri në këto klipe të jetë shumë i lartë. Me versionin e Firefox 66, browseri do t’i bllokojë videoklipet që nuk e kanë zërin e fikur, ndërsa ata me zë të fikur do të vazhdojnë të lëshohen. Autoplay i videove mund të aktivizohet në faqet individuale, duke shtypur butonin "i" në tastierë në shiritin e URL dhe duke e zgjedhur opsionin "Allow" për Autoplay sound.

Image

Një shtesë tjetër për këtë azhurim është "scroll anchoring". Me këtë funksion, përdoruesi do ta ruajë pozicionin e tij në faqe pa frikën se reklamat dhe fotografitë do të shkaktojnë lëvizje të faqes pas leximit. Ky opsion do të duhej ta shkaktojë uljen e përdorimit të ad-blockerëve.

Funksioni i tretë që ia vlen të përmendet është se kërkimi është bërë më i lehtë dhe më i shpejtë. Kur e keni një numër më të madh të tabeve të hapur, në anën e djathtë të butonit për tabin e ri do të shfaqet një shigjetë e drejtuar nga poshtë. Me versionin Firefox 66, shtypja në këtë buton do ta shfaqë menunë tab me fushën për kërkim të përmbajtjes në të gjitha tabet e hapura. Përveç kësaj, fusha e kërkimit është shtuar në Private Browsing, shkruan KOHA Ditore.

Funksionet tjera më të vogla nga ky azhurnim përfshijnë performanca të përmirësuara dhe përvojën e përdoruesit për ekstensione; integrimi Pocket për faqen New tab me pamje të ndryshme dhe më shumë përmbajtje tematike; mbështetje për Windows Hello në Windows 10; sensor për gjurmë gishtash ose çelësa të jashtëm të sigurisë për logim në sajte etj.

Më shumë informacione për azhurimin, si dhe downloadimin e versionit Firefox 66 mund t’i gjeni në adresën: https://www.mozilla.org/en-US/firefox/66.0/releasenotes/.