Tech

Detajet për Nvidia GeForce GTX 1650 gdhijnë në ECC

GeForce GTX 1650 do të jetë kartela më e vogël grafike Nvidia e bazuar në Turing, ndërkohë që do të duhej të lansohet në fund të prillit. Nvidia është duke e pritur që vargun e kartelave të tjera grafike nga segmenti nën 200 dollarë ta shesë në kanalin e shitjes me pakicë, raporton TechPowerUp.

Tani listingu i ECC (Eurasian Economic Commission) na zbulon më shumë detaje rreth modelit GeForce 1650, duke pasur parasysh se në procesin e rregullimit është edhe modeli MSI Gaming X i kartelës grafike. Listingu konfirmon që kartela grafike do t’i ketë 4GB video memorie, shkruan KOHA Ditore.

GPU-ja do të bazohet në procesin 12nm TU117, dhe do të jetë modeli më i vogël i Nvidias i bazuar në arkitekturën Turing. Kartela grafike me gjasë do t’i shënjestrojë gamerët e-Sports, duke u dhënë atyre mundësinë për të realizuar rezultate më të mira online në titujt Battle Royale në rezolucionin 1080p. GPU-ja me siguri do të konkurrojë në treg me modelin AMD Radeon RX 570.