Tech

Google do ta shuajë aplikacionin Inbox më 2 prill

Google+ nuk është shërbimi i vetëm i Google që do të ndalojë së punuari më 2 prill. Sipas të gjitha gjasave, shërbimi për email Inbox do të shuhet në të njëjtën datë. Gjiganti i teknologjisë njoftoi vitin e kaluar se ka në plan ta ndërpresë punën me shërbimin e vet për menaxhimin "më të mençur" të emailave, raporton Engadget.

Google filloi t’i informojë përdoruesit se Inbox do ta ndërpresë punën në fillim të prillit ndërsa mesazhi u paraqitet përdoruesve kur e startojnë aplikacionin. Njoftimi e përfshin edhe linkun për në aplikacionin Gmail, për t’u siguruar që përdoruesit aktualë të vazhdojnë t’i përdorin produktet e Google, shkruan KOHA Ditore.

Image

Gmail për pajisjet mobile tashmë i ka disa nga tiparet më të dobishme nga Inboxi, si Smart Reply, Smart Compose and Follow-ups. Aplikacioni gjithashtu i është nënshtruar ridizajnimit në një ngjyrë plotësisht të bardhë për të kujtuar më shumë Inboxin.