Tech

Franca vendos taksë për gjigantët teknologjikë

Franca vendos taksë për gjigantët teknologjikë

Ministri francez i Ekonomisë dhe Financës, Bruno le Maire, prezantoi një ligj që do ta bëjë qeverinë franceze të mbledhë 400 milionë euro në taksa, këtë vit, nga gjigantët teknologjikë si Google, Apple, Facebook dhe Amazon.

Taksa që njihet me emrin GAFA, sipas inicialeve të përmendura më lart, do të jetë në shkallën 3% dhe do t’i vendoset kompanive me të ardhura dixhitale në Francë prej të paktën 25 milionë eurosh. Franca shpreson që të gjitha vendet anëtare të organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, OECD, të përqafojnë së shpejti masën, pavarësisht një dështimi të mëhershëm për të arritur konsensus në nivel evropian, transmeton tch.