Tech

AI aq të avancuar, saqë thonë se është tepër e rrezikshme për lansim

 

Një grup shkencëtarësh të kompjuterëve dikur të mbështetur nga Elon Musk kanë nxitur alarm duke e zhvilluar një inteligjencë të avancuar artificiale (AI) për të cilën thonë se është tepër e rrezikshme për t'u lansuar për publikun. 

“OpenAI”, një organizatë hulumtuese jofitimprurëse me seli në San Francisko, thotë se sistemi i tyre i parashikimit të gjuhës "i ngjashëm me kameleonin", i quajtur GPT-2, do të ketë vetëm lansim të kufizuar në një version të kufizuar, për shkak të "shqetësimeve rreth aplikimeve qëllimkeqe të teknologjisë", shkruan sot Koha Ditore.