Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Lëshohet me sukses Crew Dragon, “taksi” i Space X-it

Kapsula e Space X, Crew Dragon, e para që krijohet prej kësaj kompanie për të transportuar njerëz, u lëshua me sukses nga qendra hapësinore “Kennedy” e Floridës.

Misioni është pa ekuipazh këtë radhë, por nëse çdo gjë shkon mirë, agjencia amerikane e hapësirës ka gjasë ta aprovojë sistemin për t’u përdorur rregullisht nga astronautët brenda këtij viti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për themeluesin e Space X-it, Elon Musk, ky mund të jetë hapi i parë drejt dërgimit të klientëve tregtarë në hapësirë: “Ishte shumë stresuese, por deri tani ka ecur mjaft mirë. Duhet ta bashkojmë me stacionin, e pastaj të kthehemi, megjithatë po funksionon për bukuri”.

Që prej tërheqjes së shatëllave në vitin 2011 nuk ka pasur më mjete amerikane për të dërguar njerëz në orbitë. Ndërkohë, viti i kaluar ishte mjaft intensiv për udhëtimet dhe eksplorimin në hapësirë. NASA dërgoi një sondë kërkimore në Mars dhe Kina lëshoi një mjet hapësinor në anën e errët të Hënës. Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës shënoi 20-vjetorin, SpaceX theu rekordin e vet për numrin e fluturimeve në hapësirë dhe shkencëtarët gjetën ujë në një asteroid të largët.

Kompania e Muskut synon ta bëjë udhëtimin në hapësirë më të përballueshëm dhe ai nuk është aspak i lirë: kostoja llogaritet tek gati 200 mijë dollarë për fluturim, kur udhëtimi për pasagjerët në kozmos të bëhet realitet./TopChannel