Tech

LG prezanton G8 ThinQ dhe smartfonin e saj të parë 5G, V50 ThinQ

Foto: Neowin

Në një ngjarje në Kongresin Botëror për Celularë (MWC) në Barcelonë, sot LG ka prezantuar smartfonët e rinj të avancuar, të cilët vijnë me procesor të teknologjisë së fundit Snapdragon 855 të Qualcommit. G8 ThinQ është pasaardhësi i G7 të vitit të kaluar, ndërsa V50 ThinQ është smartfoni i parë i kompanisë me rrjetin 5G.

Njëra nga veçoritë më inovative te G8 ThinQ është Z Camera, e cila përdorë sensorin TOF për njohjen e gjesteve, transmeton Koha.net. Për shembull, është një veçori e quajtur Hand ID, e cila do të njohë formën e dorës tuaj, përmes venave të saj. Për të aktivizuar telefonin duhet vetëm të vendosni dorën tuaj para kamerës. Po ashtu, LG thotë se kamera nuk ndikohet nga ndriçimi, prandaj jo vetëm që mund të identifikojë dorën ose fytyrën tuaj edhe në ndonjë ndriçim, por po ashtu nuk mund të mashtrohet me ndonjë ‘selfie’.

Image
LG G8 ThinQ

Përveç verifikimit biometrik, po ashtu mund ta përdorin Z Cameran për gjeste. Mund ta përdorni atë për t’iu përgjigjur thirrjeve, për të bërë ‘screenshots’, për ndërruar aplikacionet, ose të rrisni zërin, shkruan neowin.

LG G8 ThinQ vjen me kamerën kryesore të dyfishtë prej 12 + 16 megapikselë, e cila mund të incizojë videot vertikalisht, ekran 6.1-inç OLED me rezolucion prej 3.120 x 1.440 pikselë dhe raport prej 19.5:9, 6 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi deri në 2 TB, si dhe me baterin prej 3.500 mAh. Po ashtu, vjen edhe me altoparlantët “Boombox”.

Image
LG V50 ThinQ

Në anën tjetër, LG V50 ThinQ, smartfonit 5G, po ashtu përdor procesorin Snapdragon 855, por me modemin Snapdragon X50 5G, përcjell Koha.net. V50 ThinQ ka ekran 6.4-inç OLED FullVision e raport prej 19.5:9 po ashtu, baterinë prej 4.000 mAh, si dhe tre kamera në pjesën e pasme prej 12 + 16 + 12 megapikselë.

Sa i përket çmimit dhe se kur do të jenë në dispozicion këto dy smartfonë të rinj, LG ende nuk i ka zbuluar.