Kompania amerikane Google ka zbuluar në hartën e saj vendet sekrete të sistemeve raketore “Patriot” në Tajvan.
Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes të Tajvanit i kanë kërkuar Google ‘të mjegullojë’ vendet ku janë vendosur raketat, transmeton ksp.
"Vendndodhja e paraqitur e bazës ushtarake nuk do të thotë se ajo është një pozicion fiks edhe gjatë një gjendjeje të jashtëzakonshme," tha zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes të Tajvanit, Gene Defa.
Një zyrtar i mbrojtjes i paidentifikuar pohon se pamjet më së shumti janë të vjetra, pasi ushtria vazhdimisht zhvendos teknikën për të "fshehur dhe mashtruar armiqtë e saj". Defa thotë se është formuar një grup pune për të bashkëpunuar me Google për "maskimin" e forcave tajvaneze në të ardhmen.
Google Maps vuri në dukje vendndodhjen sekrete të bazës së raketave në Sindian, si dhe vendndodhjen e Byrosë Kombëtare të Sigurisë dhe Byrosë të Inteligjencës Ushtarake.
-
7 vende që janë të fshehura në Google Maps
-
Gjermania do të vendosë sistemin e mbrojtjes ajrore "Patriot" në Turqinë juglindore
-
Tajvani në gatishmëri për “valët” e testeve të raketave në veri të Kinës
-
SHBA-ja do të dërgojë në Ukrainë një sistem tjetër raketor “Patriot”
-
Kina sanksionon kompanitë amerikane për shkak të mbështetjes për Tajvanin