Tableti i ri i Samsungut vjen me Bixby 2.0 dhe specifika të fuqishme Foto: Neowin

Tableti i ri i Samsungut vjen me Bixby 2.0 dhe specifika të fuqishme

16 shkurt 2019 18:22

Bixby 2.0, përditësimi më i fundit i asistentit digjital të Samsungut i cili është prezantuar në tetor të vitit 2017, ka debutuar vitin e kaluar në Galaxy Note9. Megjithatë, gjiganti jug-korean i teknologjisë nuk e ka përfshirë këtë asistent digjital në asnjë tablet deri më tani.

Samsungu ka zbuluar tabletin e saj më të ri Galaxy Tab S5e i cili vjen me Bixby 2.0. Po ashtu, ky tablet i ri vjen me specifika të fuqishme, duke përfshirë procesorin me tetë bërthama në kombinim me 6 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme, transmeton Koha.net. Në foton më poshtë mund të lexoni të gjitha specifikat Galaxy Tab S5e.

  • Foto: Neowin
  • Foto: Neowin
  • Foto: Neowin
  • Foto: Neowin
  • Foto: Neowin
  • Foto: Neowin
  • Foto: Neowin

Galaxy Tab S5e, po ashtu, përmban vazhdimësinë e mesazheve telefon-në-tablet, gjë që i mundëson përdoruesve të lidhin smartfonin e tyre Samsung me këtë tablet në mënyrë që të pranojnë thirrjet dhe mesazhet që vijnë përmes tabletit, me kusht që të dy pajisjet të kenë qasje në internet, shkruan neowin. Por, kjo veçori varet nga territori dhe operatori, ka thënë gjiganti jug-korean i teknologjisë.

Gjithashtu, Samsung Galaxy Tab S5e do të fillojë të shitet në gjysmën e dytë të këtij viti në SHBA, Gjermani dhe shtete tjera.

Edhe pse ende nuk është mësuar çmimi zyrtar i këtij tableti të ri, por sipas disa raportimeve thuhet se Galaxy Tab S5 e me Bixby 2.0 do të fillojë të shitet me çmim prej 400 dollarë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme