Google planifikon orën e parë të mençur dhe telefona buxhetorë për sivjet

Google planifikon orën e parë të mençur dhe telefona buxhetorë për sivjet

15 February 2019 11:27

Burimet e sajtit Nikkei pretendojnë të kenë detaje të planeve të Google për lansimin e pajisjeve në vitin 2019, ku përfshihen disa risi për brendin e popullarizuar. Për fillim, si duket burimet e brendshme i konfirmojnë thashethemet rreth telefonave më të lirë Pixel.

Raporti nuk përmban shumë detaje, por sugjeron që linja buxhetore Pixel do ta ketë një çmim që është më i ulët se ai për iPhone XR prej 749 dollarësh. Thashethemet e mëparshme theksonin pajisjet e mesme dhe të mëdha me ekrane LCD prej 1080p, procesor Snapdragon 670, hapësirë prej 32GB, një kamerë prej 12MP në pjesën e pasme dhe një kamerë të përparme.

Përveç kësaj, thuhet edhe se Google është duke punuar edhe në një orë të mençur - kjo është hera e parë që kompania do ta lansojë orën e vet të mençur pa bashkëpunuar me partnerët si LG. Shumë pak detaje dihen për pajisjen, por kjo mund ta shpjegojë faktin se Google i ka blerë disa nga teknologjitë e Fossil për orë të mençura.

Pajisjet e tjera që do të shtohen në linjën e produkteve të Google thuhet se e përfshijnë një "version të azhurnuar" të altoparlantëve të kompanisë Home, një kamerë të re të sigurisë dhe rifreskimin e pritur për telefonat Pixel të segmentit të lartë.

Nikkei nuk ka treguar se kur do të mund të livrohen këto pajisje, por si duket ekipi i Google për pajisje dhe harduer do ta ketë një vit shumë emocionues dhe të mbushur para vetes.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme