Apple e Google janë duke u akuzuar se po ndihmojnë “të zbatojnë aparteidin gjinor” në Arabinë Saudite, duke ofruar një aplikacion nga platforma i cili i lejon që burrat t'i përcjellin gratë e tyre, madje t’ua ndalojë edhe largimin nga shteti.
Absher, i cili mund të shkarkohet nga të dy platformat, Google Play e Apple store, është një aplikacion i zhvilluar nga Qeveria Saudite, i cili i lejon burrat që të caktojnë se kur dhe si gratë e tyre mund të kalojnë kufirin saudit, madje aplikacioni i njofton ata në kohë reale kur dhe nga shkojnë gratë e tyre, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy aplikacion i lejon kujdestarët që të caktojnë se ku gratë mund të shkojnë, për sa kohë dhe në cilat aeroporte ato lejohen të shkojnë.
Alarm-njoftimet lëshohen nëse gratë largohen nga zonat e caktuara.
Në këtë aplikacion janë tiparet si caktimi i zonës së lejuar për të udhëtuar me pasaporta, caktimi i kohës së lejuar të qëndrimit, dhe ndalimi i tyre kurdo që ata duan.
“Human Rights Watch” e “Amnesty International” kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë aplikacion, i cili është shkarkuar nga dyqanet e Apple e Google mbi 1 milionë herë.
“Apple e Google kanë rregulla ndaj aplikacioneve që paraqesin kërcënime apo ngacmime. Aplikacionet e tilla mund të lehtësojnë abuzimin me të drejtat e njeriut, përfshirë diskriminimin ndaj grave”, ka thënë Rothna Begum, e cila është hulumtuese për Lindjen e Mesme për “Human Rights Watch”.
Apple e Goole ende nuk janë deklaruar për këtë.
{gallery}