Google vazhdon të heshtë rreth raporteve që kongresmenja amerikane, Jackie Speier, ka pranuar për një aplikacion të dyshimtë që është në kundërshtim me rregullat dhe kushtet e kësaj kompanie.
Aplikacioni saudit, Absher, mendohet se përdoret nga meshkujt për të gjurmuar gratë dhe iu heq të drejtën që ato të udhëtojnë.
Zyra e kongresmenes Speier i tha BBC-së së kanë pasur një bisedë me Google, pasi ajo shkroi një letër duke u ankuar për aplikacionin, përcjell kp.
Google nuk pranoi të komentonte këtë takim.
Absher aktualisht është i disponueshëm në aplikacionet e Google dhe Apple.
Ky aplikacioni që shfrytëzohet edhe nga autoritetet qeveritare është kundërshtuar nga organizatat e të drejtave të njeriut.
Artikuj të ngjashëm
-
Aplikacioni që i lejon burrat në Arabinë Saudite të përcjellin gratë e tyre, lejohet në Apple e Google store
-
Përdoruesit kërkojnë 2.36 miliardë dollarë nga Google pas vendimit për shkelje të privatësisë
-
“Ish-i më përndiqte - pastaj aplikacioni që zgjodha për siguri e publikoi adresën time”
-
Google zgjidh padinë prej 5 miliardë dollarësh lidhur me privatësinë e konsumatorëve
-
Google zgjidh padinë 5-miliardëshe për shkeljen e privatësisë