MWC 2019 (Kongresi Botëror për Celularë) është duke u afruar dhe kompanitë janë në garë për të bërë paraqitjet e tyre në këtë kongres.
Kompanitë që kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë Sony, Xiaomi, LG, Huawei dhe Oppo, shkruan gsmarena. Prodhuesi i fundit që është bashkuar është HMD Global i cili po ashtu ka konfirmuar se smartfonët e tij Nokia do t’i prezantojë më 24 shkurt, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë dy vjetët e fundit është raportuar se HMD Global do të lansojë disa pajisje, por deri tani dihet se vetëm Nokia 9 PureView është duke ardhur.
Nokia 9 PureView është shfaqur në një video e cila ka zbuluar se do të vijë me pesë kamera në pjesën e pasme si dhe se do të punojë me sistemin operativ Android One.