Lansohet Honori i ri me kamerë 48 MP Foto: Neowin

Lansohet Honori i ri me kamerë 48 MP

22 janar 2019 22:59

Kompania e njohur kineze, Huawei, fillimisht ka paralajmëruar smartfonin e ri Honor View 20 në një ngjarje në Kinë muajin e kaluar, por ky prodhues kinez sot ka mbajtur një ngjarje tjetër në Paris duke e lansuar këtë smartfon globalisht, si dhe duke zbuluar çmimin e tij dhe se kur do të jetë në dispozicion.

Honor View 20 do të kushtojë 499 funte/569 euro për modelin me 6 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme, ose 579 funte/649 euro për atë me 8 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme, shkruan neowin.

Smartfoni i ri vjen me disa veçori interesante. Kamera e tij e pasme është me rezolucion prej 48 megapikselë dhe ka sensorin 3D TOF, transmeton Koha.net. Po ashtu, në pjesën e përparme ka kamerën me rezolucion prej 25 megapikselë.

Image

Gjithashtu, Honor View 20 ka një dizajn shumë unik. Pjesën e pasme e ka nga metali me ngjyrë të kaltër ose të kuqe shkëlqyese. Po ashtu, pritet të jetë në dispozicion edhe me ngjyrë të zezë.

Honori i ri, natyrisht, vjen me procesorin e Huaweit – Kirin 980.

Honor View 20 mund ta blini në Britani të Madhe dhe tregjet tjera duke filluar nga nesër, dhe nuk do të jetë në dispozicion për Shtetet e Bashkuara.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme