Tech

Facebooku me veçori për peticione

Foto: Ilustrim

Facebooku të hënën pritet të lansojë një veçori të re që do të quhet “Aksionet për komunitet”, e cila do të lejojë përdoruesit të ngrenë peticione për gjërat që duan të ndodhin në komunitet.

Sipas “TechCrunch”, veçoria do të dalë fillimisht në SHBA ku do të mundësohet ngritja e ndonjë peticioni, etiketimi i zyrtarëve publikë apo organizatave, dhe të kërkohet nga miqtë të përkrahin kauzën e tyre.

Përkrahësit e çdo peticioni do të kenë mundësinë të diskutojnë temë të caktuara dhe të nisin po ashtu evente apo fonde për ngjarje.

Rrjeti më i madh social tashmë ka demonstruar fuqinë kur bëhet fjalë për organizime të mëdha. Shumë organizime të mëdha, protesta apo peticione janë shpërndarë përmes Facebookut duke arritur qëllime të caktuara për grupe të mëdha njerëzish.