Tech

19 vjeçari nga Kosova gjen një gabim të madh në Skype, pret të shpërblehet në “Hall of Fame” të Microsoftit

19 vjeçari nga Kosova gjen një gabim të madh në Skype, pret të shpërblehet në “Hall of Fame” të Microsoftit
 

Florian Kunushefci është 19 vjeçari nga Kosova që ka arritur të gjejë një dobësi në Skype, e për çka më pas kishte kontaktuar Microsoftin për ta eliminuar këtë dobësi.

Një gabim në Skype mund të jepte qasje në telefonat Android duke e anashkaluar kodin, me ç’rast do të mund të shfrytëzoheshin të dhëna të ndryshme si foto, kontakte, madje edhe të hapje disa dritare të shfletuesit.