Tech

Facebook është duke testuar kriptovalutën e tij

Facebook është duke testuar kriptovalutën e tij

Kriptovalutat apo valutat virtuale parashikohet se do të jenë e ardhmja e parave. Rrjeti më i njohur social në botë, Facebook, aktualisht është duke testuar për të krijuar valutën e tij virtuale, të cilën përdoruesit mund ta dërgojnë përmes WhatsAppit.

Facebook është në procesin e krijimit të një valute të qëndrueshme që do t’i lejojë përdoruesit të transferojnë para në shërbimin e mesazheve - WhatsApp. Një valutë e qëndrueshme është një valutë digjitale e lidhur me dollarin amerikan dhe shpesh favorizohet për faktin se është më pak i qëndrueshëm se kriptovalutat e tjera, siç është bitcoin.