Tech

Alarm i rremë, evakuohen punonjësit e Facebookut

Një alarm për bombë në zyrat e rrjetit të njohur social, Facebook, në Silikon Valley ka shkaktuar panik tek punonjësit. Policia e San Franciskos i është përgjigjur menjëherë alarmi dhe ka evakuuar ndërtesën, e cila pas një kontrolli të detajuar është shpallur e sigurt.

Alarmi u dha përmes një telefonate anonime në Departamentin e Policisë së New Yorkut, e cila njoftoi më pas autoritetet lokale në Menlo Park të Kalifornisë, ku ndodhet dhe kampusi i Facebookut.

Punonjës të rrjetit social njoftuan se në tërësi u evakuuan tre ndërtesa, por jo ajo ku ndodhen zyrat kryesore. Një tjetër kompani me seli në Silikon Valley që më herët gjatë vitit u përball me probleme sa i takon sigurisë është Youtube. Në muajin maj një grua hapi zjarr në ambientet e zyrave në San Francisko, duke plagosur tre persona dhe vrarë më pas veten./abcnews