Tech

Fizikanët me ide të re për udhëtimin më të shpejtë se drita

Fizikanët me ide të re për udhëtimin më të shpejtë se drita
 

Mund të kemi robotë dhe realitet virtual, por një tjetër arritje shkencore e ka shmangur përparimin teknologjik: udhëtimin më të shpejtë se drita.

Ky mospërparim, megjithatë, nuk mund të zgjasë përgjithmonë, sipas një artikulli të ri në “New York Times”. Edhe pse një version praktik është ende larg, fizikanët janë gjithnjë e më optimistë - të paktën në nivel teorik – për një teknologji hipotetike më të shpejtë se ajo e dritës të cilën ata e quajnë "warp bubble" (flluskë deformuese).