Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Instagrami bën ndryshim të madh në Storie

Instagrami dëshiron që përdoruesve të vet t’ua bëjë më të lehtë shpërndarjen e postimeve vetëm rrethin e ngushtë të shoqërisë.

Së fundmi rrjeti social i fotografive ka bërë të ditur se Storiet mund të shpërndahen vetëm te një rreth i ngushtë i shokëve. Kjo veçori quhet “Close Friends” dhe ka filluar të funksionojë në Instagram.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Storiet e Instagramit janë bërë vend që njerëzit të shpërndajnë momentet e përditshme, por komuniteti ynë është rritur dhe shpesh nuk dëshironi që diçka të shpërndahet në tërë rrjetin. Me ‘Close Friends’ ju keni fleksibilitetin që të shpërndani momentet personale me një grup më të vogël njerëzish”, thuhet në njoftimin e Instagramit.

Sivjet, Instagrami ka arritur 1 miliard përdorues në muaj. Derisa kjo platformë po bëhet më e madhe, përdoruesit mund të mos ndjehen rehat duke postuar për një audiencë më të gjerë.