Pixel 3 XL shfaqet me sistemin e ri operativ - Android Q

Pixel 3 XL shfaqet me sistemin e ri operativ - Android Q

21 November 2018 22:06

Shumica e prodhuesve të pajisjeve mobile kanë filluar të përdorin sistemin operativ më të fundit Android Pie.

Android Pie është lansuar në qershor të këtij viti, por tani vëmendjen më të madhe e ka marrë zhvillimi i sistemit të ri operativ Android Q, transmeton Koha.net.

Ende nuk dihet se si do të quhet ky sistem operativ, por kompania Mountain View tashmë është duke punuar në përditësimin.

Smartfoni i Googlet, Pixel 3 XL, është shfaqur në uebfaqen Geekbench me Android Q, të cilës i është referuar si sistem operativ, duke sugjeruar se një paketë alfa është duke u testuar.

Detajet tjera që i ka zbuluar kjo uebfaqe, përfshinë procesorin e Qualcommit dhe 4 GB RAM memorien.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme