Philips paralajmëron monitorin e lakuar 34-inçësh me panel ultra të gjerë

Philips paralajmëron monitorin e lakuar 34-inçësh me panel ultra të gjerë

19 April 2017 10:20

Philips e ka paralajmëruar monitorin e vet të ri të lakuar 34-inçësh, i cili në treg do të dalë më vonë gjatë prillit.

Monitori Philips 349X7FJEW X Line ka panel UltraWide QHD VA, me një rezolucion prej 3440 x 1440 pikselësh, lakueshmëri 1800R, mbështetje për një gamë të gjerë të ngjyrave, lidhje MultiView dhe mbështetje AMD FreeSync, transmeton “Koha Ditore”.

Monitori Philips 349X7FJEW X Line do t’u përshtatet konsumatorëve për të cilët është i rëndësishëm multitaskingu, për çfarë ideal do të jetë paneli i gjerë panoramik. Philips i ka kushtuar shumë vëmendje dizajnit, prandaj ka skajet pa kornizë, kthesat delikate dhe baza e cila është bërë prej kromit.

Sa i përket karakteristikave të monitorit, ka ndriçimin në prapavijë W-LED, raportin prej 21:9, këndet e shikimit prej 178/178 shkallësh, ndriçimin 300 cd/m², altoparlantët e integruar prj 5W x 2 dhe të tjera.

Nga opsionet për lidhje janë të pranishëm DisplayPort 1.2, HDMI 1.4 x 1, HDMI 2.0 x 1 dhe USB 3.0 x4 (një me opsionin Fast Charging).

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme