Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Apple lanson laptopin e ri dhe kompjuterin e ri mini

Në paraqitjen e madhe të produkteve të reja në New York, Apple prezantoi së pari laptopin e ri MacBook Air dhe kompjuterin personal Mac mini.

Mac Book Air është një laptop portativ që përfshin gjeneratën e tetë të procesorëve Intel i5. Kompjuteri ka 16 GB RAM dhe 1.5 TB SSD memorie të brendshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Laptopi i ri është i mundësuar nga një bateri 12-orëshe dhe 13 orë shikim video. MacBook Air i ri ka trupin nga alumini i ricikluar 100 për qind, transmeton ksp. Modeli themelor vjen në konfigurimin e 8GB RAM, procesor 1.6GHz Core 15 dhe 128GB SSD, me një çmim fillestar prej 1,199 dollarë amerikanë.

Mac mini është një kompjuter personal portativ që do të shitet në version me procesorit katër dhe gjashtë bërthamësh. Konfigurimi përfshin një memorie të brendshme me kapacitet deri në 64GB.

Kompjuteri i ri ka një port eternet gigabajt, katër porte Thunderbolt 3, një HDMI dhe një port USB-A. Kjo pajisje është miqësore me mjedisin, pasi ajo ka trupin e bërë nga 60 për qind e paletave të ricikluara.

Çmimi fillestar i versionit bazë të pajisjes është 799 dollarë.