Tech

Shfaqet versioni i ri i Samsung Galaxy C9 Pro

Është shfaqur versioni i ri i Samsung Galaxy C9 Pro në uebfaqen e njohur TENAA.

Me numër të modelit SM-C9008, versioni i ri i këtij telefoni ka specifikat kryesisht të njëjta përveç memories së brendshme – tani ai vjen me 128 gigabajt memorie të brendshme të integruar, transmeton Koha.net.

Galaxy C9 Pro (SM-C9000) origjinal, i cili është lansuar në tetor të vitit të kaluar, vjen me 64 gigabajt të memories së brendshme. Po ashtu, modeli origjinal ka këto versione të ngjyrave: ari, rozë-ari dhe të zezë, por në TENAA përmendet se versioni i ri i C9 Pro do të vijë me ngjyrë të zezë dhe të arit.

Lexoni edhe: 

Lansohet Samsung Galaxy C9 Pro, vjen me 6 GB RAM

Për momentin nuk ka informacione në lidhje me versionin e ri se kur do të lansohet dhe cili do të jetë çmimi i tij.