Unicode ka prezantuar 117 emoji të rinj që do të vijnë në platformat iOS, macOS dhe të tjera, brenda këtij viti, transmeton blogu Emojipedia.com.
Emojit e rinj që do të integrohen sivjet përfshijnë shumë personazhe, si për shembull një version femër të Babagjyshit, një burrë me vello, dhe një grua me kostum. Po ashtu do të ketë edhe disa kafshë të reja, si macja e zezë, një mamuth dhe një bizon.
Emojit janë kthyer në një aspekt të rëndësishëm të komunikimit për sa i përket iOS dhe platformave të tjera, ndërsa përdorimi i tyre përveçse është argëtues, duket se ka ndryshuar formën e marrje-dhënies së mesazheve.
Artikuj të ngjashëm
-
Musk: Deri në fund të vitit AI-ja do të krijojë një film të plotë për “Odiseun”
-
Zbulohet një specie e re majmuni
-
WhatsAppi sjell veçori të re - komunikim pa numra telefoni
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Doja Cat e zemëruar që fansat e saj u mashtruan me këngë të gjeneruara me AI