Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

10 vendet e BE-së që kanë internetin më të shpejtë

Zyra statistikore e Bashkimit Evropian, Eurostat, ka publikuar të dhënat për vendet që kanë mbulueshmëri me internet të shpejtësisë së lartë në Kontinentin e Vjetër, shkruan Bloomberg.

Renditja e dhjetë vendeve të BE-së që kanë internetin më të shpejtë:

Maltë, ku të gjitha familjet kanë internet me shpejtësi të lartë;

Luksemburgu, ku 96 për qind e familjeve kanë internet me shpejtësi të lartë;

Danimarka, ku 95 për qind e familjeve kanë internet me shpejtësi të lartë;

Edhe Shtetet evropiane me internetin më të shpejtë dhe më të ngadalshëm Tech Shtetet evropiane me internetin më të shpejtë dhe më të ngadalshëm

Spanja, ku 94 për qind e familjeve kanë internet me shpejtësi të lartë;

Letonia, ku 91 për qind e familjeve kanë internet me shpejtësi të lartë;

Holanda, ku 91 për qind e familjeve kanë internet me shpejtësi të lartë;

Portugalia, ku 91 për qind e familjeve kanë internet me shpejtësi të lartë;

Irlanda, ku 89 për qind e familjeve kanë internet me shpejtësi të lartë;

Islanda, ku 89 për qind e familjeve kanë internet me shpejtësi të lartë;

Rumania, ku 87 për qind e familjeve kanë internet me shpejtësi të lartë.

Edhe Shtetet me internetin më të shpejtë në botë Tech Shtetet me internetin më të shpejtë në botë

Gjatë vitit të kaluar, 70 për qind e shteteve të BE-së kishin internet me shpejtësi të lartë. Kjo është një rritje e ndjeshme nga viti 2013, kur ishte vetëm 16 për qind.

Synimi i BE-së është që të gjitha shtetet të kenë internet me shpejtësi të lartë dhe mbulim të rrjetit 5G deri në vitin 2030.