Monako është shteti me internetin më të shpejtë në botë. Sipas matësit WorldPopulationReview, ky shtet me vetëm 36 mijë banorë, ka internet me shpejtësi mesatare prej 261.82 Mbps.
Sipas matësit, ky shtet evropian ka arritur të shfrytëzojë për mrekulli infrastrukturën e tij dhe të lidhë shtetin me nivel të lartë interneti.
Kjo shpejtësi ua ka mundësuar bizneseve dhe agjencive të përfitojnë komunikim, ngarkim dhe shkarkim të lartë të mesazheve dhe të dhënave online.
Pas Monakos renditen Singapori me 255.83 Mbps, Hong-Kongu 254.7, Rumania 232.17, Zvicra 229.96, Danimarka 227.91, Tajlanda 225.17, Kili 217.6, Franca 214.4 dhe Koreja e Jugut 212.57.
Shteti i fundit në këtë listë është Kuba me shpejtësi mesatare prej 4.01 Mbps.
Shqipëria gjendet në pjesën e poshtme të listës. Ka internet me shpejtësi 45.55 Mbps. Për Kosovën, s’pati të dhëna.
-
Ky është shteti me internetin me të shpejtë në botë
-
Shtetet evropiane me internetin më të shpejtë dhe më të ngadalshëm
-
Kosova në mesin e vendeve me përdorimin më të lartë të internetit
-
IPKO thyen rekordin e trafikut mobil në Kosovë, arrin kulmin prej 60 Gbps
-
Irani përballet me ndërprerje pothuajse të plotë të internetit