TE LINDA

Role viçi të mbushura me kërpudha dhe salcë mustarde

Përbërësit:

8 role viçi

Vaj ulliri

Kripë/piper

500 gr kërpudha

30 gr gjalpë

½ luge çaji piper të bardhë

30 gr djathë parmesan

40 ml verë të bardhë

1 lugë supe mustardë

3 lugë supe krem qumështi “Hopla”

Përgatitja:

Rrahim filetë e viçit me çekiç e pastaj i marinojmë secilën me vaj ulliri, kripë dhe piper. Kërpudhat i presim sa më imët dhe i skuqim në vaj ulliri dhe gjalpë. Në fund shtojmë erëzat dhe djathin parmesan. Me masën e fituar i mbushim roletë e mishit dhe i mbyllim në formë rolade, me anë të një rrëmojëseje. I skuqim një nga një në vaj ulliri, në të gjitha anët. Pasi të jenë gati i shuajmë me verë të bardhë, shtojmë mustardën dhe kremin, ndërsa më pas i mbulojmë me kapak dhe i lëmë që të zihen në temperaturë mesatare rreth 20 minuta. Roletë shërbehen sipas dëshirës, me bishtaja të ziera mbi avull.