Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TE LINDA

Pite me presh dhe kërpudha

1 pako petë për pite

300 ml jogurt

100 ml gjalpë

2 lugë supe bollgur

Pak kripë

Edhe Mëngjesi që dietologët e rekomandojnë për energji dhe tretje më të mirë Lifestyle 2 j. më parë Mëngjesi që dietologët e rekomandojnë për energji dhe tretje më të mirë

Mbushja:

1 tubë presh

500 gr kërpudha

Vaj ulliri

Kripë/piper

1 pako kos i kulluar

40 gr miell misri

Përgatitja e mbushjes:

Edhe Lëngu që dietologët rekomandojnë të pini para gjumit për të fjetur më mirë Lifestyle 2 j. më parë Lëngu që dietologët rekomandojnë të pini para gjumit për të fjetur më mirë

Preshtë e grimcuar i skuqim në vaj ulliri derisa të zbuten.

I presim kërpudhat me trashësi rreth 2 deri 3 milimetra dhe i skuqim në vaj ulliri.

Preshit ia shtojmë kërpudhat dhe të gjithë përbërësit e tjerë.

Jogurtit ia shtojmë gjalpin e shkrirë, kripën dhe bollgurin.

E marrim një petë dhe e lyejmë me masën nga jogurti.

Shtojmë petën e dytë dhe e lyejmë sërish me masën e njëjtë.

Në fillim të petës shtojmë masën nga preshi dhe e mbyllim, duke e rrotulluar në formë të rollatës.

Edhe Cili është më i shëndetshëm kosi i trashë apo gjiza? Lifestyle 2 muaj më parë Cili është më i shëndetshëm kosi i trashë apo gjiza?

Në të njëjtën mënyrë veprojmë edhe me petët e tjera, gjithsej gjashtë të tilla.

Në fund i vendosim në tepsi dhe i lëmë që të piqen në temperaturë 180°C, rreth 40-50 minuta.