TE LINDA

Rizoto me spinaq

Përmbajtja: 
• 1 qepë 
• Vaj ulliri 
• 200gr oriz
• 500ml lëng të perimeve 
• 40gr spinaq 
• 20gr gjalpë 
• 30gr djathë parmëzën

Përgatitja:
1. Qepën e grimcuar e skuqim në vaj ulliri.   
2. Shtojmë orizin.   
3. Pasi orizi të jetë skuqur e shtojmë lëngun e perimeve gradualisht, duke e vluar në temperaturë mesatare.   
4. Në enën  tjetër e skuqim spinaqin për 2-3 minuta në pak vaj ulliri.   
5. Spinaqin e skuqur e bluajmë me blender.   
6. Pasi orizi të jetë zierë shtojmë spinaqin e bluar dhe djathin parmëzën.