Storie suksesi

Ornela Ademi

Ornela Ademi

1. Në cilin vit keni mërguar?

Jam larguar nga Shqipëria në vitin 2002. Shkova në Norvegji pasi mu dha mundësia për të kryer studimet e larta aty, ndërkohë që në 2019 u largova nga Norvegjia për t’u shpërngulur për një kohë të caktuar në Holandë, pasi mu dha një mundësi të punoja tek Agjencia Europiane e Barnave (EMA – European Medicines Agency).