Lifestyle

Vaksina që të mbron përjetësisht nga gripi është duke u zhvilluar, thonë shkencëtarët

Vaksina

Një vaksinë e përgjithshme, që mbron nga çdo formë e gripave, mund të jetë në dispozicion brenda pesë vjetëve, thonë shkencëtarët raporton “The Sun’. 

Virusi i influencës vazhdimisht evoluon, kështu që duhen vaksina të reja çdo vit për t’u mbrojtur. 

Por, shkencëtarët në SHBA thonë se qasja e tyre “inovatore” shënjestron një pjesë të virusit që nuk pëson mutacion. 

Një testim fillestar te majmunët ka treguar se teknologjia e vaksinave, që është krijuar duke u bazuar në një virus të vjetër 100-vjeçar, ka një “përgjigje të fortë imune” kundër një varianti modern të virusit. 
Studiuesit thonë se puna e tyre rrit shpresat se “një vaksinë e përgjithshme” mund të japë imunitet të përjetshëm kundër virusit që pëson mutacion dhe se kjo vaksinë mund të krijohet së shpejti. 

“Është shumë emocionuese. Kjo në të vërtetë mund të bëhet një vaksinë në pesë vjet ose më pak”, ka thënë profesori Jonah Sacha, nga Universiteti i Shëndetit dhe Shkencës në Oregon. 

Vaksinat aktuale të gripit synojnë proteinat që dalin në sipërfaqe të virusit, të njohura si “spike proteina”. 

Por, këto proteina mund të evoluojnë për t’i shmangur antitrupat që prodhohen nga sistemi imunitar për t’u mbrojtur kundër virusit. 

Profesori Sacha thotë se virusi i gripit është “gjithmonë duke evoluar në varant tjetër dhe se gjithmonë po duhet ndjekur se ku është virusi dhe jo të jemi në gjendje të parashohim se ku do të jetë”. 

Por, në studimin e ri, të publikuar në revistën “Nature Communications”, shkencëtarët kanë përdorur teknologjinë e vaksinave që është zhvilluar për ta luftuar virusin HIV. 

Funksionon duke përdorur një virus herpes të padëmshëm, të quajtur citomegalovirus, për t’i dhënë një pjesë të kodit gjenetik nga virusi i gripit në qelizat në trup për ta imituar një infeksion. 

Studiuesit thonë se kjo platformën e vaksinës është krijuar për ta synuar bërthamën e virusit, që ndryshe nga “spike proteinat”, nuk ndryshon me kalimin e kohës. 

Ekipi testoi vaksinën eksperimentale në 11 majmunë të infektuar me H5N1, një virus i gripit të shpendëve që ekspertët besojnë se ka potencial të bëhet pandemia e ardhshme njerëzore. 

Por, teknologjia ishte e mbështetur në virusin vrasës të një shekulli më parë, që shkaktoi vdekjen e afro 50 milionë personave në mbarë botën. 

Gjashtë majmunë që kishin marrë këtë vaksinë kundër gripit spanjoll të vitit 1918 i mbijetuan ekspozimit të H5N1 më modern, thanë studiuesit. 

E majmunët e pavaksinuar ndaj virusit H5N1 ngordhën nga infeksioni. 

Shkencëtarët thonë se qasja e tyre synon një lloj specifik të qelizave imune në mushkëri, që janë në gjendje të njohin proteinat në bërthamën e virusit që nuk evoluon.