Talenti i San Antonio Spursit, Victor Wembanyama, ka shkruar histori në ndeshjen e fundit me skuadrën e tij në ligën NBA.
San Antonio fitoi ndaj Oklahoma City Thunder me rezultatin 132:118.
Wembanyama realizoi 28 pikë dhe kontribuoi me 12 kërcime në fitore.
Veç këtyre statistikave, ai shtoi edhe shtatë asistime, pesë bllokada dhe dy asistime.
Bëhet basketbollisti i parë në ligën NBA me të paktën 10 kërcime, pesë asistime, pesë bllokada, e pesë gjuajtje të sakta për tri pikë.
Në këtë triumf kontribut dha edhe Devin Vassell që shënoi 28 pikë.