Sporte të tjera

Tenistet e Kosovës mposhten nga Bosnjë-Hercegovina

Tenis - Perfaqesuesja e Kosoves

Tenistet e Kosovës kanë pësuar disfatë nga Bosnjë-Hercegovina në "Billie Jean King Cup" që është Botërori i përfaqësueseve të tenisteve. Të enjten në Vilnius të Lituanisë, Kosova humbi 2:1 nga Bosnjë-Hercegovina. 

Kosova është në Grupin II, që është niveli mesatar i "Billie Jean King Cup".

Fillimisht Aja Broqi humbi të dy setet me rezultat 6:1 nga Laura Radakoviq, ndërsa më pas Arlinda Rushiti e mposhti 2:0 në sete Suana Tucakoviqin. Të dy setet i fitoi 6:2

Tenistet e Kosovës humbën në çifte. Në çifte u paraqitën Adrijana Lekaj dhe Arlinda Rushiti. Dyshja Lekaj-Rushiti humbën setin e parë 6:0, ndërsa e fituan të dytin 6:1. Në “tie-break”, Kosova humbi 10:3. 

Tenistet e Bosnjës fituan dy setet me rezultat 6:1.

“Pas rezultatit 1:1 në ndeshjet individuale të ditës së sotme kundër Bosnja dhe Hercegovinës, rezultatin final e vendosi takimi i çifteve që ishte tejet i barabartë. Në një super tie-break tenistet boshnjake ishin më me fat dhe fituan 10:3 ndaj tenisteve tona”, ka njoftuar Federata e Tenisit e Kosovës. 

Të premten tenistet e Kosovës do të përballen me Estoninë.