Tenistet e Kosovës e kanë humbur përballjen e parë në “Billie Jean King Cup”. Është kjo gara ekipore në nivel përfaqësuesesh.
“Billie Jean King Cup” është e ndarë në nivele, ngjashëm si Liga e Kombeve në futboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTenistet e Kosovës garojnë në Grupin II për zonën Evropë/Afrikë.
Kosova të hënën u përball me Norvegjinë dhe humbi 3:0. Fillimisht Vesa Gjinaj pësoi 6:0, 6:0 nga Ulrikke Eikeri. Më pas Adrijana Lekaj pësoi 6:0 6:2 nga Malene Helgo.
Në çifte, Gjinaj e Lekaj pësuan 6:2, 6:3 nga Eikeri dhe Astrid Wanja Brune Olsen.
Kosova e ka në grup edhe Maqedoninë e Veriut dhe Afrikën e Jugut. Ndeshjet e këtij grupi po luhen në Larnaca të Qipros.