17-vjeçari Luke Littler është bërë kampion i botës në pikado të premten në mbrëmje, duke mposhtur në finale holandezin Michael van Gerwen, i cili është 18 vjet më i madh.
Littler fitoi 7:3 në sete dhe ishte dominues për ta marrë titullin e kampionit të botës për herë të parë në karrierë.
Turneu i Kampionatit Botëror PDC është më i rëndësishmi në sportin e pikados.
17-vjeçari gjithashtu shënoi rekord duke u bërë kampioni më i ri i botës në pikado. Ky rekord mbahej pikërisht nga kundërshtari i finales së djeshme, Van Gerwen, i cili fitoi titullin e më të mirit të botës kur ishte 24 vjeç. Holandezi ka tre tituj në total.
Littler edhe vitin e kaluar shkoi në finalen e Kampionatit Botëror të pikados, por si 16-vjeçar u mposht nga Luke Humphries.
Britaniku fitoi edhe çmimin prej 550 mijë eurove.
LITTLER IS THE WORLD CHAMPION! 🏆
LUKE LITTLER ACHIEVES HIS DARTING DESTINY!
The 17-year-old sensation produces a spectacular display to defeat Michael van Gerwen 7-3 and create more history at Alexandra Palace!
📺 https://t.co/pIQvhqYxEj#WCDarts | Final pic.twitter.com/QbQgg2B1oA