Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Pse Usyk e quan “Ivan” goditjen e tij të papërballueshme me të majtën?

usyk

Një goditje e fuqishme me të majtën, në stilin “kroshe”, i dha fund meçit mes Oleksandr Usykut dhe britanikut Daniel Dubois.

Për goditjen e papërballueshme, ukrainasi Usyk foli në konferencë për shtyp, që u mbajt një orë pas meçit të së shtunës mbrëma në “Wembley”.

Usyku e mposhti Duboisin me nokaut në raundin e pestë, për të mbledhur gjithë titujt e botës në kategorinë e rëndë.

Ai ka shpjeguar goditjen, duke thënë se nuk është “kroshe” e zakonshme. Vrulli është më i madh dhe dora mbahet pak më lart. Edhe emrin e ka të veçantë.

“Kjo goditje me të majtë quhet Ivan”, ka thënë Usyk para sallës së mbushur me gazetarë.

“Ivan është emër ukrainas. Ivani është një djalosh i madh që jeton në fshat dhe punën fort për familjen e tij. Është një grusht i fortë, është grusht Ivan”, ka shpjeguar boksieri më i mirë në botë aktualisht.

Edhe Me një tjetër fitore impresive, Usyk dëshmon që është prej më të mirëve në histori Sporte të tjera 11 muaj më parë Me një tjetër fitore impresive, Usyk dëshmon që është prej më të mirëve në histori

Ai ka treguar se goditjen e tij të veçantë e ka quajtur “Ivan” për herë të parë në vitin 2018 sa ishte në SHBA. Ishte ende boksier i kategorisë kruzer.

Dubois fillimisht u rrëzua nga një e djathtë e Usykut në trup. Por ishte goditja me të majtën, goditja “Ivan”, që vendosi çdo gjë.

Vetëm Mohammed Ali në të kaluarën ishte dy herë kampion i padiskutueshëm në kategorinë e rëndë të boksit profesionist. Tani këtë sukses e ka edhe Usyku.