Sport

Zyrtare: Shabani kalon në Premier Ligë

Mesfushori kosovar, Meritan Shabani është zyrtarizuar te Wolverhampton Wanderersi.

Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare pas largimit nga Bayerni dhe fillimisht do t'i bashkohet ekipit U-23.

Mesfushori ofensiv 20-vjeçar ka thënë se është tejet i lumtur që ka kaluar në Premier Ligë.

“Jam i lumtur që kam kaluar më në fund te Wolvesi, projekti këtu është një që më ka gëzuar dhe jam falënderues që kam shansin të dëshmoj veten”, ka thënë ai.