Arsenali ka njoftuar zyrtarisht se Mesut Ozil ka nënshkruar kontratë të re me klubin.
Reprezentuesi gjerman është pjesë e “Topçinjve” që nga viti 2013.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeri tani ai ka pasur 182 paraqitje dhe ka realizuar 36 gola e ka asistuar 61 herë.
Futbollisti ishte në gjashtë muajt e fundit në kontratën e kaluar, ndërsa tani tek Arsenali do të qëndrojë edhe për tre vjet.
“Ishte një nga vendimet më të rëndësishme në karrierën time dhe për këtë më është dashur të mendohem shumë dhe të flas me të gjithë që janë të rëndësishëm për mua... Gjërat e mira marrin kohë! Në fund, vendosi zemra. Siç e kam thënë gjithnjë, ndihem në shtëpi dhe jam i motivuar të arrijmë gjëra të mëdha në të ardhmen”, ka shkruar Ozil në një njoftim në Instagram.