Federata italiane e futbollit ka konfirmuar se është ndryshuar orari i ndeshjes së parë të Milanit në Serie A ndaj Crotones.
Kjo përballje ishte dashur të luhej të hënën, më 21 gusht, dhe tani do të luhet të dielën më 20 gusht, transmeton Koha.net.
Ky ndryshim në orar ka ndodhur për shkak të ndeshjes së Milanit në Ligën e Evropës ndaj Shkëndijës, që do të luhet të enjten, më 24 gusht.