Mesfushori kosovar, Mërgim Brahimi është zyrtarizuar si përforcimi më i ri i skuadrës greke, Panionios.
“Panionios konfirmon bashkëpunimin me futbollistin Mërgim Brahimi. Përfaqësuesi i Kosovës ka nënshkruar të dielën kontratë dhe do ta bartë numrin ‘9’”, thuhet në faqen zyrtare të klubit grek, transmeton Koha.net.
Ish-futbollisti i Grasshoppersit është shprehur i lumtur për këtë transferim.
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me Panioniosin. S’më pritet të filloj punën me ekipin e ri, trajnerin e bashkëlojtarët. Me punë të madhe besoj se do ta përfundojmë vitin në mënyrë të shkëlqyer”, ka thënë ai.