Mesfushori Mërgim Brahimi ka luajtur vetëm në pjesën e dytë te Panionios që u mposht nga Giannina me rezultatin 1:0.
Kjo ndeshje u zhvillua të dielën, në kuadër të javës së 19-të të Superligës së Greqisë, shkruan “Koha Ditore”.
Ndërkohë Astrit Ajdareviq është aktivizuar në minutën e 80-të te AEK-u që fitoi ndaj Lamias me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën.