Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Malcom te Roma për 32 milionë euro

Klubi italian Roma vazhdon të jetë shumë aktiv në këtë afat kalimtar.

Malcom do të jetë futbollisti më i ri i Romës, pasi klubi nga kryeqyteti i Italisë ka arritur marrëveshje me Bordeaux për blerjen e tij.

21-vjeçari, që është kërkuar nga shumë klube të mëdha të Evropës, do të transferohet në Romë për 32 milionë euro plus bonuset që shkojnë në shifrën e 37 milionëve.

Si Roma ashtu edhe Bordeaux kanë njoftuar në faqet e tyre zyrtare që marrëveshja tashmë është arritur.

Malcom pritet të mbërrijë sonte në mbrëmje në Romë, kurse nesër do të kryejë testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratën pesë-vjeçare me pagë prej 2.5 milionë eurosh në vit.