Malcomi ishte shumë afër kalimit te Roma, por përfundoi te Barcelona. Megjithatë, sipas një raportimi të ri ai mund të kalojë në kryeqytetin italian, por tash te Lazio.
Sipas “Sport”, Lazio ka kërkuar lojtarin në formë huazimi.
Anësori iu bashkua Barcelonës nga Bordeaux gjatë verës për 41 milionë euro, pasi kishte kaluar me sukses testet mjekësore te Roma.
Pas vetëm nëntë paraqitjeve sivjet, ai mund të largohet. Drejtori i Lazios, Igli Tare, mësohet se tashmë ka kontaktuar me Barçën për brazilianin.