Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Malcolm kërkon largimin nga Barça

Transferimi i cili erdhi me shumë bujë te Barcelona, braziliani Malcom, mund të largohet këtë verë nga “Camp Nou”.

Drejtuesit e Barçës e transferuan brazilianin nga Bordoja, në momentet kur lojtari priste kalimin te Roma, mirëpo katalunasit e rrëmbyen në çastet e fundit për një shifër prej 40 milionë eurove.

Megjithatë edhe përkundër shifrës së majme të shpenzuar për lojtarin, Malcom dëshiron largimin nga Barça shkaku i minutazhës së vogël në sezonin e parë me “blaugranat”, transmeton KTV.

Treshja e skuadrave angleze, Everton, Tottenham dhe Arsenal, janë duke e përcjellë nga afër situatën e lojtarit te Barcelona.