Sport

Malcomi dëshiron të largohet nga Barcelona

Malcomi dëshiron të largohet nga Barcelona këtë verë.

Arsenali është i interesuar për ta marrë në ekip si huazim brazilianin, të cilin e konsideron si zëvendësim adekuat i Wilfried Zaha, i cili nuk pranon të largohet nga Crystal Palace nëse nuk paguhet 80 milionë euro.

Trajneri i Evertonit, Marco Silva është një fans i brazilianit dhe ka shumë dëshirë ta ketë në ekip, transmeton kp.

Agjenti i Malcomit i ka treguar kampionëve të Spanjës që Arsenali dhe Evertoni janë të interesuar për brazilianin dhe vet lojtari dëshiron largimin.

Malcomi ka shumë mundësi që të transferohet në Arsenal pasi Emery po mundohet të rregullojë ekipin për të bërë më të mirën në sezonin e ardhshëm, pasi ketë sezon nuk kanë arritur të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.