Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Liverpooli tërhiqet nga gara për Van Dijkun

Klubi i Liverpoolit ka konfirmuar përmes faqes zyrtare se ka ndërperë interesimin për transferimin e mbrojtësit të Southamptonit, Virgil van Dijk.

“Të Kuqtë” i kanë kërkuar falje publike pronarit, bordit të drejtorëve dhe fansave të Southamptonit, transmeton Koha.net.

“Liverpoolit i vjen keq për spekulimet e fundit të mediave lidhje me klubin e Southamptonit, dhe transferimin e lojtarëve ndërmjet dy klubeve. I kërkojmë fale pronarit, bordit të drejtorëve dhe fansave të Southamptonit për ndonjë keqkuptim në lidhje me Virgil van Dijkun. Respektojmë pozicionin e Southamptonit dhe konfirmojmë se kemi ndërprerë interesimin për lojtarin”, thuhet në komunikatën e klubit të Liverpoolit.