Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Laporte largohet prej Bilbaos

Athletic Bilbao ka konfirmuar se Aymeric Laporte do të largohet nga klubi pasi është paguar shifra e kërkuar në klauzolën për largim.

Klubi spanjoll nuk përmendi klubin e ardhshëm të lojtarit, por, sipas të gjitha raportimeve, klubi i ardhshëm i Laportes do të jetë Manchester City.

Në një mesazh në Twitter, Laporte ka përshëndetur tifozët duke thënë se “është para një sfide të re në karrierë”.

“Nuk dua t’ju them lamtumirë, por shihemi më vonë. Jam duke u larguar nga një klub unik, i ndryshëm dhe kurrë s’do t’ju harroj”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm