Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Kroaci – Kosovë vazhdon prej orës 14:30

UEFA ka njoftuar zyrtarisht se ndeshje e vlefshme për kualifikimet për Botërorin 2018 mes Kroacisë dhe Kosovës do të vazhdojë sot me fillim prej orës 14:30.

Ndeshja e vlefshme për Grupin I ishte ndërprerë të shtunën në mbrëmje për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

“Ndeshja do të vazhdojë sot me fillim prej orës 14:30. Rezultati i ndeshjes që u ndërpre pas 21 minutave dhe 22 sekondave ishte 0 me 0”, thuhet në njoftim të UEFA-s.