KB Rahoveci vazhdon të jetë shumë aktiv në përforcimin e skuadrës.
Pas transferimit të dy basketbollistëve nga KB Peja, Arian Qollaku e Art Hajdari “Vreshtarët” kanë konfirmuar transferimin e amerikanit Ty'Quan Bitting, transmeton Koha.net.
“Kemi kënaqësinë të prezantojmë përforcimin e radhës amerikanin, Ty'Quan Bitting, i cili luan në pozitën qendër. Bitting 23 vjeçar është i gjatë 206 centimetra ndërsa është vlerësuar me paraqitjet e tij në NCAA për skuadrën Morehead. ST”, thuhet në konfirmimin e KB Rahovecit.
Ty'Quan pritet të udhëtojë të hënën nga SHBA-ja ndërsa do të jetë i gatshëm për stërvitje qysh të martën.